Albin Kurti keqpërdorë edhe vdekje për të arsyetuar bordet militante

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 18:45 | Nga Ilir Gashi

Sot do të duhej që KM Albin Kurti të mbante konferencë për të na treguar se si po ndihmon komunat gjithandej Kosovës për të përballuar situatën e krijuar, por ky njeri të befason edhe kur nuk e pret.

Ai na shfaqet në konferencë për të folur diçka për një bord, të cilin nuk do të vonojë shumë dhe brenda disa ditësh “do ta kapë” duke emëruar aty militantë të Vetëvendosjes ashtu siç ka bërë me disa borde tjera.

Kjo nuk ishte befasia e vetme. Në këtë konferencë ai u paraqit me ministren R. Hajdari, të cilës sot i paska vdekur babai. Ky është keqpërdorim i fatkeqësisë së zonjës Hajdari, të cilës i shprehë ngushëllime.

Ngutia për të shkarkuar dhe emëruar borde në këto ditë të fundit të kësaj qeverie dhe në kohë pandemie, tregon hapur se Albin Kurti ka një hall të madh nga brenda partisë së tij. Kurti po na del vetëm një drejtues formal i Vetëvendosjes dhe Qeverisë, sepse praktikisht këto të dyja po udhëhiqen nga menaxherët e militantëve në borde – Rexhep Selimi, Sali Zyba, Haki Abazi dhe Xhelal Sveçla.

Në kohë pandemie kur të gjithë potencialin kjo Qeveri do të duhej ta drejtonte në menaxhimin e situatës pandemike, këta njerëz vazhdojnë të na befasojnë duke thirrur konferenca të jashtëzakonshme, nëpër frymë, për borde, dhe në ditën kur shënohet viktima e 4 në Kosovë.

E turpshme!

Të ngjashme