Albin Kurti paska thënë që në zgjedhjet e ardhshme, duhet ta tejkalojmë rezultatin e 14 shkurtit.
Edhe unë besoj që duhet. Sinqerisht duke pasur parasysh realizimin e premtimeve, e meriton 99% me ia votua votën.
- E ka realizuar bashkimin kombëtar
- çmimet e bukës, vajit, sheqerit i ka ulur pikërisht qysh ka premtuar
- Çmimin e rrymës e ka zbritur, sepse na tregonte që flejmë mbi rezervat më të mëdha të qymyrit në Evropë, e çmimi rrymës është shumë shtrenjtë, na thoshte.
- I ka ndërtuar 160 çerdhe, bile pak po na duken
- I ka ndërtuar 4000 banesa për çiftet e reja
- Të gjitha projektet e rrugëve i ka përfunduar
99% pak është, çfarë arritjesh të jashtëzakonshme kemi pa në këto katër vjet.
🤷♂️
Realiteti në terren!
Realiteti është komplet e kundërta e asaj që ka premtuar ky gënjeshtar i paskrupullt.
Në katër vite, janë shpenzuar rreth 12 miliardë euro të buxhetit të Kosovës. Një urë 3 metra e kemi pa si shenjë.
- Çmimi i rrymës është rritur 120% duke shkaktuar dëme strukturore ekonomike. Si rezultat, edhe familjet nën asistencë sociale janë duke i vjedhur në fatura të rrymës.
Disa pensionistë në Kosovë, që jetojnë vetëm, po deklarohen që janë të detyruar të mos hanë darkë, sepse pensioni tashmë nuk ua mbulon shpenzimet bazë të jetës. Hej, jetojmë në shekullin 21, ku njerëzit po përgatiten të shkojnë në Mars, ndërsa në Kosovë, një pensioner nuk mundet të ketë shportën bazë të jetës të siguruar.
- E ka futur Kosovën nën sanksione të BE-së, duke ia humbur Kosovës tashmë miliarda euro.
- E ka shëndrruar shtetin në një grumbull dajësh e tezesh, nipash e mbesash, e ku të tjerët i quajnë analfabetë. Nepotizëm deri në gërrdi.
- Vjedhje edhe në kokrra të grurit në rezerva të shtetit
- Pagesa të majme deri në 7500€ për disa servilë të jugos, zero profesionalizëm, broçkullisin fore nëpër kafenetë e Evropës.
- Zajednicën të ofruar në pesë minuta në dymbëdhjetë (sipas Presidentës). Plus nuk e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, sepse duan ta zbatojnë duke e shkelur Kushtetutën e Republikës me të dyja këmbët.
- Fuqizimin e Kishës serbe
Prandaj, pa asnjë dyshim një mashtrues kaq i jashtëzakonshëm, meriton të bëhet Mbret, jo vetëm Kryeministër.
Mos harroni me ia votue votën. Ai edhe ashtu, ju konsideron budallenj të trashë (veç e thotë pak më ëmbël – analfabetë funksionalë).