Albin Kurti për 1 vit arriti t’ia sigurojë patates vendin kryesor dhe të pazëvendësueshëm në sofrat shqiptare

Prishtinë | 22 Mar 2022 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Nga patatja në patate – Pse?

Këdo e dëgjon sot që për drekë ka patate.

Ky është Albin Kurti:
për 1 vit arriti t’ia sigurojë patates vendin kryesor dhe të pazëvendësueshëm në sofrat shqiptare.

Shqiptarët i thonë kompira…
ka edhe të atillë që u thonë ‘kumpira’, e këta me akademi, që e kanë kryer fakultetin në afat, ia shtojnë kompirit edhe një R, u thonë-krompira.

Quaje Ti si të duash, as shqip nuk është, fjala patate ka origjinë spanjolle.

Veç edhe një Muze Kombëtar i Patates po na mungon, për t’u kompletuar si populli i rezistencës dhe mbijetesës…se kush ka patate – ka të ardhme.

Pak para se të niset në Brezovicë, për të rrëshqitur me saja dhe me skija, Kryeministri tregoi se Putini e ka pushtuar Ukrainën, për ta pushtuar Presidentin Biden.

Kryeministri Albin Kurti e ka zbuluar se Presidenti Biden është kaq i pashpirt, sa që më përpara po pranon të vdesin fëmijët e Ukrainës, sesa që pranon t’ia çel telefonin Putinit.

Pasi i zbuloi plot sende, Kryeministri Albin Kurti erdhi në përfundim se ‘miku i mikut tim është armiku im’.

Po lidhen sendet:
Albin Kurti tha se Stalinin e sheh te Putini. Pasi që Stalini ka qenë shok i Enver Hoxhës, edhe Enver Hoxha ka qenë idol i Albin Kurtit.
Prap, nuk po lidhen sendet.

Pasi i la të lidhen do sende një herë tjetër, Kryeministri Albin Kurti e përshkruajti Vuçiqin si ‘kukull’ (ruse)…
nuk e çuajri vampir, se nuk i duket vampir,
por i duket ‘llutkë’…

Të jesh kukull – do të thotë ‘të jesh i pafajshëm’, sepse ‘kukullat nuk kanë faj’.

Ky djalë ka perspektivë. Te ky pasuli numërohet kokërr për kokërr.
Prandaj, e meriton që e ka kap shtetin.
Kapi edhe gërshërët e mbaja Komandantes Supreme, derisa ajo e prenë shiritin e kompirave të FSK-së.

S’kish guxu m’u çel thes i patateve pa izën e këtyre.
N’atë harxh, i kishin nda edhe qepët e FSK-së, me ngallica dhe pa ngallica.

Nuk preferohet prezenca e Gërvallës në prerjen e shiritave t’thasëve, se ajo ose i fsheh thasët, ose i shkarkon pa procedura.

P.S. Shqiptarët e Kosovës u shpallën më të lumturit në rajon. Seç ka diçka magjike në varfëri dhe në izolim.

Popull i mençur: më lehtë e sigurojnë lumturinë, sesa bukën e gojës.

Të ngjashme