Albin Kurti për Krishtlindje shkon tek familja Gjergji në Stubëll

Prishtinë | 25 Dhj 2020 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me Arben Vitinë dhe Rozeta Hajdarin nga ky subjekt kanë shkuar për Krishtlindje tek familja Gjergji në Stubëll të Komunës së Vitisë.

Këtë e bëri të ditur Arben Vitia me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, duke uruar Krishtlindjet për të gjithë besimtarët shqiptarë të krishterë, transmeton Klan Kosova.

“Këto Krishtlindje ia uruam familjes Gjergji në Stubëll e të nderuarin Mëhill e përshëndetëm nëpërmjet djalit e nipave”.

“Këto Krishtlindje si krejt festat këtë vit qenë ndryshe e me kufizime, por së bashku i pritshim festat e ardhshme me shëndet e me hare!”

“Urime Krishtlindjen Famullisë së Stubllës së bukur e të gjithë Ipeshkvisë së Kosovës!”, ka shkruar Vitia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme