47 kandidatë për deputetë janë identifikuar se janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit. Kështu është bërë e ditur një një konferencë për media të KQZ-së.
Kreu i VV-së, Albin Kurti do ta ketë të pamundur t’i prijë listës së kësaj partie, për shkak se të njëjtit i ndalohet kandidimi në zgjedhje.
Kjo pasi Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj në çështjen Etem Arifi, ka konstatuar se kush është i dënuar në tri vitet e fundit me vendim të plotfuqishëm, s’ka të drejtë të kandidojë në zgjedhje.
Në listën e VV-së nuk do të mund të garojë as Liburn Aliu.