Albini ka luajtë me Kosovën dhe vetveten

Prishtinë | 05 Shk 2023 | 09:10 | Nga Milaim Zeka

Bëje një draftpropozim për Zajednicën, i thoshin amerikanët, edhe evropianët, ky bënte video për të na “treguar” se sa keq ishte Kosova e “pa çliruar”, deri sa ky faraoni hypi në fron, edhe e shënoi si datë të çlirimit jo 12 qershorin, po 14 shkurtin!

Tregona se çfarë plani strategjik ke për dialogun, ky prapë fliste për “ tradhtarët” e Kosovës, ata që gjoja e “kishin” lënë në duart e Beogradit veriun e Kosovës.

Qëllimisht provokonte euro-amerikanët, duke krijuar hasmëri me ta, vetëm pse disa deputetë e diplomatë gjermanë, puro rusofilë, i thashin “mirë e ke”!

Albini nuk e kuptonte se kur amerikanet i dhanë urdhër gjermanëve që të dergonin tankset “Leopard” ne Ukrainë, fillimisht thane jo, pastaj po, ama Albini e ka “jo”-në sikurse Stalini. Ky analfabet i politikës merrej me targa, me zgjedhje në veri, me shkatërrimin e çdo institucioni andej: policisë, Gjykatës, prokurorisë, administratës, etj.

Albin Harambashi, në vend qe të hidhte në letër ndonjë draftpropozim rreth dialogut, filloi t’i këshillonte evro-amerikanët se si të flisnin, si të silleshin. Harroi se bota e ka problem Rusinë, Kinën, Lindjen e Mesme, kurse Kosova as që ekziston në hartat e tyre gjeografike.

Ka harruar Albini, se sipas nje plani sekret, administrata e Bidenit i ka ofruar 20 % të territorit të Ukrainës për të arritur paqen!

Ky vetem din me refuzu çdo gjë, sepse është i robëruar, i verbuar, i çmendur nga e kaluara e atyre qe e sollën lirinë, dhe zhvillimin e vendit deri këtu, me të mirat e të keqijat që ka pasur.

Albini e ka te bllokuar kanalin e trurit qe mendon për të ardhmen. Ai ta bën koeficientin e pagës 105 euro, edhe del e rren se kurrë nuk ka pasur rritje më të madhe të pagave sesa tani.

Ta rritë tatimin në prone, jo 100 %, po diku edhe 800%, pastaj del e thotë: – Komunat e kanë bërë…

Por njerëzit kanë filluar t’i përkthejnë rrenat e tij!

Të ngjashme