Albulena Haxhiu e pranon detyrën si Ministre e Drejtësisë sot në ora 13:00.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate që kanë nisur për media nga Ministria e Drejtësisë.
“Sot, më datë 23 Mars 2021, do të bëhet pranim –dorëzimi i detyrës ministrore në Ministrinë e Drejtësisë. Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës do të mbahet në ora 13:00, në Ministri të Drejtësisë, objekti ish Rilindja, kati IX”, thuhet në njoftim.