Aleanca Kosovare e Bizneseve hap përfaqësin në Austri

Prishtinë | 11 Dhj 2016 | 13:14 | Nga

Aleanca Kosovare e Biznesit në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovare 2016 dhe Darkës së Bereqetit të Kosovës që po organizohet në Linz të Austrisë, hapi edhe zyret e veta nëkëtë pjesë të Austrisë së Epërme dhe ka emëruar Koordinatorë të përgjithshëm Naser Sherifin.

Agim Shahini, kryetari i AKB-së tha s ekjo zyrë po hapet me qëllim që të jetë afër investitorëve dhe diasporës si nga Austria, njëkohësisht do të jetë urë-lidhëse në mes bizneseve Kosovare dhe Austriake si mundësi e re e komunikimit.

Naser Sherifi tha do të punoj me përkushtim për AKB dhe Kosovën që të rrisim imazhin sa më shumë për vendin tim dhe bizneset tona.

Të pranishëm ishin gjatë emërimit të koordinatorit përfaqësues të bizneseve, institucioneve nga Kosova dhe Austria dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Kosovës në Vjenë.

akb-linz akb

Të ngjashme