Aliu me banorët e Manastircit: Energjia dhe entuziazmi në mbështetje të vizionit për Ferizajn e Gjeneratës Tjetër

Prishtinë | 27 Sht 2025 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e fshatit Manastirc, ku është pritur me mbështetje të fuqishme për vizionin e tij për mandatin e ardhshëm dhe zhvillimin e komunës.

Në një atmosferë pozitive dhe me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, u theksua përkushtimi për të vazhduar projektet zhvillimore që po transformojnë Ferizajn në një qendër moderne dhe funksionale.

“Me banorët e Manastircit, energji e entuziazëm i jashtëzakonshëm në mbështetje të vizionit për Ferizajn e Gjeneratës Tjetër,” ka deklaruar Kryetari Aliu, duke përshkruar takimin si një dëshmi të lidhjes së fortë me qytetarët dhe besimit të ndërsjellë për të ardhmen.

Gjatë takimit, ai ka dëgjuar nga afër shqetësimet, idetë dhe propozimet e banorëve, duke theksuar se ky dialog i drejtpërdrejtë është bazë e rëndësishme për hartimin dhe zbatimin e politikave lokale të suksesshme.

Vizioni për “Ferizajn e Gjeneratës Tjetër”, që përfaqëson një qasje moderne ndaj zhvillimit urban, ekonomik dhe social të komunës, ka gjetur jehonë të veçantë edhe në këtë takim, duke përforcuar mbështetjen për ekipin udhëheqës të komunës.

Të ngjashme