Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka kujtuar ditën e bombardimeve të NATO-s.
Sipas Aliut, Kosovës përveç tokës i erdhi liria nga qielli, duke qenë mirënjohës gjithmonë aleancës ushtarake botërore në krye me ShBA-në.
“20 vjet kur përveç nga toka, me luftën mbrojtëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kosovës edhe nga qielli i erdhi liria me bombardimet e NATO-s. Populli i Kosovës, burrat e gratë, pleqtë e të e rinjtë i janë mirënjohës përjetë aleancës ushtarake botërore të lirisë me në krye djepin e demokracisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Aliu.