Aliu: S’duhet prerë pyje për të ndërtuar lagje brenda Parkut Nacional, Ligji e definon qartë edhe zonat e mbrojtura

Prishtinë | 07 Shk 2023 | 14:25 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se i Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, është i gatshëm për votim në Kuvend. Sipas tij, banorët e asaj ane kanë kërkuar që përreth Parkut të lejohen ndërtime, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, teksa tha se motiv kryesor ka mbrojtjen e natyrës.

Aliu tha se drfatligji për këtë zonë ka përfunduar dhe se është i gatshëm për votim.

“Parku Nacional është shpallë park i mbrojtur me ligj. Parashihet zoonimi i tri zonave më këtë park, ku ka bimë e faunë të rrezikuara, e ku në atë zonë ka vlera të veçanta dhe nuk duhet të ketë prona private. Brenda Parkut Nacional motiv kryesorë është mbrojtja e natyrës”, tha ai.

Duke folur për kërkesat e banorëve të asaj pjese, Aliu tha se në parqet nacionale nuk duhet që të lejohet ndërtimi.

Ai tha se pyjet mund të shfrytëzohen por që kërkoi të bëhet sipas planit.

“Ngjeshja e ndërtimeve në Parkun Nacional e degradon natyrën. Standardet e ndërtimin duhet të jenë përtej këndvështrimit urban. Do të ketë shfrytëzim të pyjeve por me plan. Nuk duhet të prehen pyjet për të ndërtuara lagje brenda parkut nacional. Ligji i legalizimit i definon qartë edhe zonat e mbrojtura. Në bazë të këtij plani bëhet edhe legalizimi”, tha ai.

Deputeti Besian Mustafa pyeti ministrin se a janë marr parasysh ndonjëra nga kërkesat e banorëve.

“Kemi pasur disa kërkesa nga qytetarët. Kemi organizuar një dëgjim publikë dhe janë shprehur mendime e kërkesa të ndryshme. Ajo që është e rëndësishme për ne se cilat kërkesa janë marr parasysh, ndoshta nuk janë refuzuar të gjitha”, tha ai.

Ministri Aliu tha se janë respektuar disa kërkesat të banorëve.

Mirëpo sipas tij kërkesat e tyre kryesisht kanë qenë që të ketë më shumë ndërtime në park, të prehen pyjet dhe të ketë ndërtime.

E kjo gjë sipas tij, nuk duhet lejuar.

“Që nga momenti që është shpall Park Nacional ka pasur ankesa dhe kundërshtime. Kërkesa e banorëve kanë qenë që të kenë mundësi ndërtimi. Çdo pronë private ka qenë kërkese që të ndërtohen. Janë respektuar kërkesat e banorëve. Banorët kërkojnë që nëse kanë një hektarë tokë, t’i shesin ato dhe t’i krijojnë lagje”, tha ai.

Deputetja Ganimete Musliu pyeti ministrin se a ka kapacitet të mjaftueshme të inspektimit të degradimit të pyjeve.

Mirëpo dy veprimtari kryesore për degradimin e pyjeve sipas Aliut janë, prerja e pyjeve dhe ndërtimi.

Të ngjashme