Alkooli i tepërt përgjatë vitit të ri mund të shkaktojë këto sëmundje

Prishtinë | 31 Dhj 2018 | 19:58 | Nga Ekonomia Online

Konsumimi i tepërt i alkoolit në natën e vitit të ri mund të rrisë rrezikun e shumë sëmundjeve, siç janë sëmundjet e zemrës.

Por cilat janë mekanizmat themelorë të dëmshëm që vijnë nga konsumimi i alkoolit? Një studim tregon se pijet alkoolike mund të nxisin ndryshime në mikrobiomin e gojës dhe përfundojnë duke ndikuar në të gjithë trupin.

Konsumi i alkoolit është një faktor rreziku për disa sëmundje dhe kushte, të tilla si kanceri, sëmundjet e zemrës.

Disa nga arsyet pse përdorimi i alkoolit mund të dëmtojnë shëndetin janë mjaft të drejtpërdrejta.

Për shembull, alkooli vepron në receptorët në sistemin nervor qendror që ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut.

Kjo përfundimisht mund të prodhojë një çekuilibër që mund të çojë në hipertension.

Jiyoung Ahn dhe studiues të tjerë nga Shkolla e Mjekësisë e Nju Jorkut kohët e fundit u përqendruan në atë se si alkooli ndikon në mikrobiomet bakteriale të gojës.

Gjetjet e tyre, të botuara tashmë në revistën ‘Microbiome’, tregojnë se konsumimi i alkoolit promovon rritjen e baktereve të dëmshme në gojë, ndërsa në të njëjtën kohë pengon zhvillimin e baktereve probiotike të dobishme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme