Allegri: Jemi në moment të vështirë, Udinese skuadër cilësore

Prishtinë | 21 Tet 2017 | 14:42 | Nga

Massimiliano Allegri ne konferencën për shtyp në prag të udhëtimit me Udinesen parashikon një përballje të vështirë ndaj një kundërshtari që kërkon pikë, pas një ecurie negative.

“Jemi në një moment të vështirë, por edhe ata kanë nevojë për pikë. Do të jenë shumë të kujdesshëm dhe të disiplinuar ndaj nesh. Duhet të tregojmë formën tonë më të mirë dhe të jemi në lartësinë e duhur. Udinese është një skuadër fizike dhe me individë shumë cilësorë.”

Trajneri “bardhezi” sqaroi situatën e individëve të vecantë, duke nisur nga Paulo Dybala.

“Është kthyer nga Argjentina i sëmurë me grip, për këtë arsye nuk luajti në ndeshjen paraardhëse. Problemet jashtë fushë do të dijë s’i t’i kalojë, sepse ka karakter”.

“Ai është i qetë dhe do të luajë ndaj Udineses. Luan edhe Rugani, ndonjëherë edhe atij i ndodh të mos jetë pjesë e formacionit. Kam grumbulluar Marchision, por jo francezin Matuidi, ndërsa Pjaca do të stërvitet me të rinjtë sa të fitojë formën.

Në fund Allegri theksoi se Juventusi duhet të jetë më i kujdesshëm në prapavijë, pasi ka pësuar pesë gola në tri ndeshje në udhëtim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme