Massimiliano Allegri u paraqit në konferencë për media para ndeshjes ndaj Parmës në Serie A.
Massimiliano Allegri ka një dyshim në lidhje me sulmin e Juventusit për ndeshjen ndaj Parmës.
Trajneri i “Bianconerëve” ka dhënë emrat e dy sulmuesve që do ta nisin si titullar duelin e së shtunës, duke lënë një tjetër pozitë të hapur.
“Mario Mandzukic dhe Cristiano Ronaldo do të luajnë nesër. Për tjetrin ende nuk kam vendosur”, u shpreh Allegri në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.
Juventus kërkon fitoren e tretë me radhë në sezonin e ri në Serie A.