Alpinisti ngjitet për 20 minuta në majën e bankës qendrore në Frankfurt, arrestohet

Prishtinë | 28 Sht 2019 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Alpinisti i njohur urban, francezi Alain Robert, i quajtur ndryshe “spiderman” për shkak të aventurave të tij, u arrestua nga policia gjermane pasi u ngjit në një ndërtesë rreth 153 metra në qytetin e Frankfurtit.

Dëshmitarët treguan se atij iu deshën vetëm rreth 20 minuta për t’u ngjitur në majën më të lartë të ndërtesës së bankës qëndrore të qytetit.

“Ngjitja e 57 vjeçarit, Alain Robert në këtë ndërtesë përbënte një shkelje”, sipas policisë gjermane.

Në fillim të këtij viti, Robert u ngjit në një nga ndërtesat më të larta në kryeqytetin e Filipineve, Manila.

Aktivitetet e tij të ngjitjes e kanë ndihmuar Robert për të hyrë në librin e rekordeve “Guinness” duke përfshirë edhe disa arrestime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme