Alternativa Dega në Pejë ka reaguar ndaj menaxhimit të parasë publike nga pushteti aktual duke thënë se afro 6 milionë euro janë shpenzuar nga paraja publike për dreka, darka, shpenzime të udhëtimit e mëditje.
Reagimi i plotë:
“Gjatë këtyre 4.5 viteve të kësaj qeverisjeje tokësore apo nëntokësore, padronët e këtij pushteti, vetëm për dreka e darka, shpenzime të udhëtimit e meditje, për me folë me telefon në mes veti apo karburant e mirëmbajtje të veturave si dhe për denime nga gjykatat kanë shpenzuar afro 6 milion euro të parasë publike dhe ate, për:
– dreka e darka -160.495,96
– shpenzime të udhëtimit dhe meditje të zyrtarëve -132.432,40 (vetëm meditje 62.577,79)
– për me folë me telefon në mes veti – 247.138.41
– karburant dhe mirëmbajtje të veturave dhe për – 843.092.78
– pagesat e denimeve nga gjykatat e Kosovës – 4.413.292,38 plus qindra mijëra euro për taksa, procedura përmbarimore e shpenzime tjera të gjykatave.
VETËM gjatë vitit 2017, sipas auditorit të përgjithshëm komuna ka paguar 606.990 euro denime të shqiptuara nga gjykatat e si pagesë shtesë komuna ka paguar edhe 60.576 euro për taksa, procedura permbarimore etj.”