Ambasada amerikane: Kemi dërguar inxhinierë që do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve pas tërmetit

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

USAID ka dërguar dje inxhinierë strukturash nga Departamentet Zjarrfikëse të konteve Fairfax dhe Los Angeles, të cilët do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve  pas tërmetit që la të vdekur mbi 50 persona në Shqipëri.

Kështu ka bërë të ditur ambasada amerikane në Tiranë me anë të një postimi në Facebook.

Mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e tërmetit që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit ka reaguar sërish Ambasada Amerikane.

“USAID ka dërguar dje inxhinierë strukturash nga Departamentet Zjarrfikëse të konteve Fairfax dhe Los Angeles, të cilët do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve në godina dhe infrastruktura, si pjesë e mbështetjes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara për rimëkëmbjen nga tërmeti”.

” Ky ekip do të ndihmojë në përcaktimin e shtëpive, shkollave dhe ndërtesave të tjera që janë të sigurta për rikthimin e njerëzve. #ShbaQendronKrahShqiperise”, njofton kjo ambasadë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme