Ambasada amerikane kërkon që MPJ t’i përzgjedhë kandidatët në bazë të meritave

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, ka kërkuar që Ministria e Punëve të Jashtme t’i përzgjedhë kandidatët e saj mbi baza konkurruese dhe meritore.

Në shkrimin që e ka postuar në Facebook ambasada, thuhet se në Amerikë kandidatët e përzgjedhur siç duhet mund të shërbejnë me nder, njofton Klan Kosova.

“Duke ndjekur raportimet e mediave rreth emërimeve të diskutueshme diplomatike. Si në Amerikë, kandidatët e përzgjedhur siç duhet të karrierës dhe jo-karrierës mund të shërbejnë me nder – por a është MPJ duke i respektuar procedurat në përzgjedhjen e kandidatëve mbi baza konkurruese dhe meritore?”

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin origjinal të Ambasadës në Facebook.

❔Tracking media reports about questionable diplomatic appointments. As in America, properly selected career and…

Gepostet von U.S. Embassy Pristina, Kosovo am Freitag, 28. Juni 2019
https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/photos/a.127808730578624/3404250346267763/

Të ngjashme