Ambasada amerikane paralajmëron amerikanët që të mos udhëtojnë në Kabul

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Ambasada Amerikane në Afganistan paralajmëroi njerëzit që të mos udhëtojnë në aeroportin e Kabulit nëse nuk marrin udhëzime të qarta për udhëtim.

Turma të mëdha njerëzish janë parë në hyrje të Aeroportit Ndërkombëtar “Hamid Karzai” dhe gjithashtu brenda aeroportit duke u përpjekur të hipin në aeroplan në skena kaotike të dielën dhe të hënën në mëngjes, shkruan CNN.

Gjashtë mijë trupa amerikane të caktuara për detyrën e sigurisë në Kabul janë ngarkuar me sigurimin e të gjithë perimetrit të aeroportit, tha një zyrtar i mbrojtjes të dielën.

Të ngjashme