Punëtorët e ambasadës amerikane po vazhdojnë që të vizitojnë vende të ndryshme të Kosovës çdo të diele.
Ambasada amerikane sot ka vizituar qytetin e vjetër të Ulpianës.
Ambasadori Philip Kosnett ka publikuar disa fotografi të vizitës së punëtorëve të ambasadës në Ulpianë.
“Përveç rrënojave magjepsëse në Ulpianë, njerëzit nga ambasada ishin në gjendje të shohin disa punë gërmimesh që po ndodhin në këtë zonë dhe të mësojnë më shumë rreth historisë së rajonit. Ka shumë për të eksploruar në Kosovë.”, kishte shkruar në postimin e tij ambasadori amerikan.