Ambasada britanike në Tiranë, homazhe për Mbretëreshën Elizabeth

Prishtinë | 09 Sht 2022 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Ambasada britanike në Tiranë ka bërë homazhe për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës II në moshën 96 vjeçare. Që prej orës 10:00 të mëngjesit ka vënë në dispozicion një libër ngushëllimi për të gjithë ata që do t’i bashkohen nderimeve të fundit ndaj Mbretëreshës së ndjerë.

Në homazhe kanë marrë pjesë autoritetet të larta të vendit e njëkohësisht edhe qytetarë të shumtë. I pranishëm në homazhe ka qenë edhe presidenti Bajram Begaj i cili zhvilloi një takim me ambasadorin britanik.

Homazhe në nderim të Mbretëreshës ElizabethII po kryhen nga liderët botërorë dhe qytetarët në të gjithë botën.

Ajo ndërroi jetë të enjten në moshën 96-vjeçare në Pallatin Balmoral në Skoci. Kurora dhe buqeta në nderim të mbretëreshës u vendosën edhe në Kështjellën Uindsor dhe në rezidenca të tjera  mbretërore, për të nderuar monarken që mbretëroi për 70 vite.

Të ngjashme