Ambasada e Finlandës në Kosovë, UBT dhe UNDP po organizojnë bashkërisht konferencën “Towards Small Scale Innovative Ecosystems in Kosovo”, që do të mbahet më 20 nëntor, në ora 09:00, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.
Konferenca është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta në duke synuar të nënvizojmë rëndësinë e ekosistemet inovative në Kosovë, që përbëjnë një rrjet kompleks të ndërvarur me organizatat dhe marrëdhëniet që synojnë krijimin dhe shpërndarjen e vlerave.
Folës në këtë konferencë do të jenë persona nga skena politike vendore dhe ndërkombëtare, si dhe studiues të shumtë, përfshirë rektorin e UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori ekzekutiv i Telekom, si dhe shumë personalitete dhe ekspertë të tjerë, Harri Tuomola, Pia Stjernvall, Harri Tuomola, Maria Suokko, Marta Gazideda, Ermal Lubishtani, Vjollca Cavolli, Valdrin Lluka, Pekka Mattila, Maria Suokko, Marta Gazideda, Murat Sahin, Bejtush Ademi, Berat Rukiqi, Ilkka Taipale, Robert Pasicko, Visar Ramajali, Nikki Murseli, Neil Talor etj.