Ambasada e Francës në Iran paralajmëron qytetarë e sajë: Shmangni tubimet, mos u fotografoni në vende publike
Ambasade franceze në Teheran u ka bërë thirrje qytetarëve të saj në Iran që të mos marrin pjesë nëpër tubime, pasi që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Irak, ushtria amerikane në një sulm ajror vrau gjeneralin e Gardës Revolucionare, Qassem Soleimani.
Në anën tjetër Irani ka shpallur tri ditë zie për vrasje e Soleimanit, kurse ambasada e Francës u ka bërë thirrje qytetarëve të saj në këtë vend “të jetë të kujdesshëm dhe diskret dhe të mos fotografohen nëpër hapësira publike”.
Ky njoftim është bërë në profilin zyrtar në Twitter të ambasadës franceze në Teheran.
Ndërkaq komandanti i njësisë elitare Quds pranë Gardës Revolucionare të Iranit, gjenerali Qassem Soleimani është vrarë sot në një sulm ajror në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit. /Telegrafi/