Ambasada e Italisë reagon për moscertifikimin e Srpska’s: Besojmë që sundimi i ligjit do ta udhëheqë KQZ-në

Prishtinë | 24 Dhj 2024 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Shqetësimit të SHBA-së, BE-së e Gjermanisë për moscertifikimin e Listës Srpska nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve  për zgjedhjet e 9 shkurtit i është bashkuar edhe ambasada italiane në Kosovë.

Në një reagim në X, ambasada e Italisë thotë se KQZ është institucioni jetik që është përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave politike të qytetarëve të Kosovës.

“Shprehim shqetësimin për vendimin e KQZ-së për të mos certifikuar kandidatët e Listës Srpska për zgjedhjet e ardhshme. Besojmë se sundimi i ligjit do ta udhëheqë këtë institucion jetik, i cili është përgjegjës për të mbrojtur të drejtat politike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ambasada.  

Të ngjashme