Ambasada e ShBA në Serbi: “Kur Garda Kombëtare e Ohios kthehet në Serbi”

Prishtinë | 06 Sht 2023 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e ShBA-së në Beograd është shumë aktive në rrjetet sociale, sidomos në X, ish-platformën Twitter.

Në një nga postimet e fundit, kjo ambasadë ka bërë një postim interesant që na kujton një thënie nacionaliste serbe.

“Kur Garda Kombëtare e Ohios kthehet në Serbi”, ka shkruar ambasada amerikane në Beograd në X, për të vazhduar: “Mirëpritja është e ngrohtë, si gjithmonë”.
Pjesa e parë e njoftimit të mbërritjes së një delegacioni nga Garda Kombëtare e Ohios në Serbi na kujton atë shprehjen e famshme nacionaliste serbe, “Kur ushtria kthehet në Kosovë”.

Të ngjashme