Ambasadori amerikan në Serbi: Pajtimi ndërmjet dy vendeve në maje të gishtave

Prishtinë | 03 Kor 2020 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Takimi i 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë u anulua për shkak të ngritjes së një “aktakuze” të çuditshme ndaj Presidentit Hashim Thaçi nga Gjykat Speciale, “aktakuzë” kjo që theu të gjitha rregullat dhe nga njohësit ndërkombëtarë u pa si ndalesë e qëllimshme.

Pavarësisht anulimit të këtij takimi mes dy vendeve, Emisari Special i Trumpit, Richard Grenell ka paralajmëruar së shpejti një takim mes palës kosovare dhe asaj serbe në Washington, ani pse evropianët tani janë zgjuar dhe po dëshirojnë takim mes dy palëve.

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, po thotë së bashkëpunimi ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës është një qëllim i arritshëm që do të sillte shpejt rezultate konkrete.

Ai po paralajmëron marrëveshje mes dy vendeve dhe po thotë se pajtimi i Kosovës dhe Serbisë është në maje të gishtave.

“Ndoshta pajtimi i vërtetë midis Beogradit dhe Prishtinës është në majë të gishtave. Nuk ka asnjë arsye për vonesa të mëtejshme”, tha Godfrey për CorD.

Godfrey po thotë se është realiste që përfaqësuesit e të dy palëve dëshirojnë të arrijnë një marrëveshje të qëndrueshme që do të përmirësonte jetën e qytetarëve dhe do të sillte stabilitet në rajon.

Ai thotë se Richard Grenell, Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Ambasada në Serbi e SHBA’së, shprehin bindjen se me vendosjen e një bashkëpunimi të qëndrueshëm ekonomik midis Kosovës e Serbisë do të sjellë rezultate konkrete mes dy palëve.

“Tensionet e vazhdueshme parandalojnë mundësinë e rritjes së mëtejshme dhe përparimit për të gjithë në rajon. Për negociatat midis Serbisë dhe Kosovës nga Richard Grenell, Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit dhe ekipi im në Ambasadën në Serbi, ne ndajmë bindjen se vendosja e një bashkëpunimi më të qëndrueshëm ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës është një qëllim i arritshëm që do të sjellë shpejt rezultate konkrete”, tha Godfrey.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme