Ambasadori britanik viziton Doganën e Kosovës

Prishtinë | 13 Pri 2017 | 14:23 | Nga

Ambasadori britanik, Ruairí O’Connel së bashku me Adam Windrow, sot ishte në një vizitë në Drejtorin e Përgjithshme të Doganës së Kosovës ku edhe u prit nga drejtori Bahri Berisha me bashkëpunëtor.

Ky i fundit fillimisht e informoi diplomatin britanik për zhvillimet e Doganës në përgjithësi, progresin e arritur në mbledhjen efektive të të hyrave, sfidat e vazhdueshme dhe planet zhvillimore të Doganës së Kosovës.

Gjithashtu ai falënderoi shtetin britanik për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Britania në themelimin dhe funksionalizimin e Doganës së Kosovës që nga vitit 2000 e tutje.

Thellimin i bashkëpunimit të ndërsjellët në fushën e doganës ishte edhe një ndër temat e diskutimit. Gjithashtu u diskutuan edhe temat e ndryshme duke theksuar se tanimë Dogana e Kosovës është e gatshme të marr rol në luftimin krimeve ndërkufitare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme