Ambasadori çek vlerëson sanksionet e Kosovës ndaj Rusisë, garanton mbështetjen e shtetit të tij

Prishtinë | 18 Tet 2022 | 11:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Çekisë Pavel Bilek, tha se lufta në Ukrainë ka shkaktuar pasoja në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se BE-ja duhet t’i ofrojë ndihmë këtij rajoni për t’i përballuar pasojat, raporton Ekonomia Online.

Në tryezë me temën “Agjenda Evropiane 2022”, organizuar  nga Komisioni për Integrim Evropian ai shtoi se shteti i tij do ta ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset.

“Lufta në Ukrainë dhe Ballkani Perëndimor është shumë i ndjeshëm ndaj këtyre pasojave dhe BE nuk duhet ta harroj Ballkani, duhet t’i ofrojë ndihmën për t’i përballuat këto pasoja”.

“Kosova ka treguar qartësisht rreshtimin e saj  me BE dhe Amerikën duke i mbështetur sanksionet pa ndonjë hezitim, ju i ndani vlerat evropiane dhe ne i vlerësojmë këto”.

“Presidenca e Çekisë është duke u fokusuar në Ballkani Perëndimor dhe është duke e ndihmuar Kosovë”, tha ai.

Të ngjashme