Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pritur sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Sipas kësaj komune, Tahiri e ka falënderuar për gjithë mbështetjen që Chabert ka dhëne në krijimin e raporteve shumë të mira të qytetit të Vushtrrisë me Institucionet e shtetit dhe bizneset franceze, si dhe për projektet që po zhvillohen me përkrahjen franceze.
Ndërsa nga ana tjetër ambasadori francez, ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë dhe konkret që ka Franca me Komunën e Vushtrrisë tani e një kohë të gjatë, dhe për përshtypjet shumë të mira që ka ai personalisht për qytetin dhe njerëzit e Vushtrrisë.
Në këtë takim është biseduar edhe për disa projekte të përbashkëta me interes të qytetarëve të Vushtrrisë.