Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë se presin që të gjitha institucionet e Kosovës që të organizojnë zgjedhje kredibile dhe transparente në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare.
Rohde ka thënë se të gjitha procedurat para-zgjedhore janë duke vazhduar përfshirë edhe cerfikimin e kandidatëve.
“Këto procedura janë të rregulluara me ligj dhe përfshijnë ne vete mundësinë e ankesës”, ka shkruar Rohde, raporton Express.
Në fund kryediplomati gjerman ka thënë se është e rëndësishme që institucionet e pavarura të kenë hapësirë për kryerjen e punës pa ndërhyrje.
“Të gjitha palët duhet t’i respektojnë trajtimin e barabartë dhe rregullat e udhëzimet përkatëse, të cilat garantojnë zgjedhje të drejta dhe transparente. Është me rëndësi që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse të gjyqësorit të kenë mundësi ta kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje”, ka thënë Rohde.
Ky reagim i ambasadorit gjerman vjen pas konferencës së sotme të kryetares së KQZ’së, Valdete Daka, e cila ka thënë se kërcënimet ndaj saj dhe KQZ’së janë të paprecedenta dhe të rrezikshme.
Kjo konferencë e Dakës është nxitur mbrëmë nga një deklaratë e Glauk Konjufcës, pasi ky I fundit ka thënë se Valdete Daka po punon në KQZ kundër Kurtit dhe se nga ky institucion po duan eleminimin politik të Kurtit.
Kosovo elections- my take: We expect all Kosovo institutions to ensure the organisation of credible, inclusive and transparent elections conducted in accordance with international standards.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 21, 2021