Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka thënë se ngjarja e sotme e tërmetit që mori dhjetëra jetë është e dhimbshme.
“Kemi marrë të gjitha masat si ambasadë dhe kemi kontaktuar me të gjitha organet e shtetit shqiptar. Janë dy pika këtu në Durrës ku po bëhen kërkimet. Dy shqiptarë nga Gjilani që punojnë këtu janë nën gërmadha”, ka thënë Hasani për Klan Kosova.
“Nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Po bëhen përpjekje për shpëtimin e jetës së tyre”.,
Hasani ka thënë se përpjekja e Kosovës është që t’i dilet në ndihmë Shqipërisë me gjithçka që Kosova ka mundësi.
“Është me rëndësi që këtu janë Forcat e Armatosura dhe Policia e Kosovës”.