Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëkohësisht udhëheqës i delegacionit qeveritar Kosovë- Serbi, Fatmir Limaj, gjatë takimit me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markuzc, biseduan për zhvillimet aktuale politike në vend, por me theks të veçantë, për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.
Limaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se e ka njoftuar ambasadorin për angazhimet e tyre në kuadër të fillimit të fazës finale të dialogut me Serbinë.
“Marrëveshja përfundimtare me Serbinë për ne nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtarë”, ka shkruar ai.
Më tej, zëvendëskryeministri ka shkruar se ambasadori Markuzc është shprehur se marrëveshja me Serbinë është në të mirë të dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi.
“Ai ofroi mbështetjen e plotë të shtetit hungarez për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë”, shkruan Limaj.
Ai ka falënderuar ambasadorin Markusz për ndihmën që shteti hungarez ka dhënë në vazhdimësi për Kosovën.
garia