Ambasadori i Austrisë: Mund të ketë më shumë investitorë austriakë në Kosovë

Prishtinë | 09 Tet 2017 | 15:54 | Nga

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler.

Në këtë takim, ambasadori austriak u njoftua për proceset, nëpër të cilat po kalon Ministria e Diasporës, përkatësisht për  dikasterin e investimeve strategjike në kuadër të Ministrisë.

“Me investimet strategjike na pret një detyrë e re dhe dinamike. Tërheqja e investitorëve të huaj dhe lehtësimi i procedurave administrative për mbarëvajtjen e investimeve është prioritet i Qeverisë”,-ka thënë zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, përcjell EkonomiaOnline.

Nga ana tjetër, ambasadori austriak, Gernot Pfandler, ka përshëndetur nismat e reja të Qeverisë, duke shprehur gatishmërinë e shtetit që përfaqëson për t’i ndihmuar proceset e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Në Kosovë operojnë dy nga investitorët më të mëdhenj nga Austria: Raifaisen Bank dhe Kelag International. Dhe mund të ketë më shumë investitorë austriakë në Kosovë”,- ka thënë ambasadori Pfandler.

Ambasadori austriak e ka ftuar zëvendëskryeministrin Dardan Gashi për një vizitë në Austri.

Të ngjashme