Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka reaguar në rastin e fundit të lojtarit të Flamurtarit Ilija Ivic.
Në një intervistë, futbollisti i nacionalitetit serb kishte tregua për karrierën e tij te skuadra kosovare dhe për ftesën që ka marrë nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Nga aty, shumë figura të larta të Serbisë e kishin paragjykuar atë rreth pranimit të tij që të luajë te klubi nga Superliga e Kosovës dhe për ftesën e marrë nga ‘Dardanët’.
Kjo nuk kishte kaluar me kaq dhe nëna e tij ishte larguar nga puna, derisa të njëjtin fat mund ta ketë edhe babai i tij, shkruan telegrafi
Në këtë rast ka reaguar menjëherë ambasadori i Italisë që ka thënë se politika nuk ka vend në sport.
“Ndjenjë e mirë të takosh talentin Ilija Ivic! I dëshiroj atij dhe skuadrës suksese – ndoshta në Itali! Nuk ka vend për politikën në sport. Ata janë të dedikuar për pasion, një garë të shëndetshme dhe ndërtojnë ura mes atletëve dhe njerëzve. Urime Ilija! Forca Flamurtari”, ka shkruar Orlando në postimin e tij në Twitter.