Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hasani përmes një postimi në Facebook.
“Të nderuar miq ! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor të IKSHPK- së, kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht, këshillat e autoriteteve shëndetësore”, ka shkruar Hasani.