Ambasadori kinez në OKB: Bota duhet ta mposhtë virusin para se t’ia hetojë prejardhjen

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Amabasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara, Chen Xu, tha se vendi i tij nuk do t’i ftojë ekspertët ndërkombëtarë që ta hetojnë prejardhjen e koronavirusit deri në sigurimin e fitores përfundimtare kundër tij.

“Prioritet i Kinës është së pari mposhtja e pandemisë dhe kundërshtimi i politizimit absurd dhe qesharak të koronavirusit”, tha ai për gazetarët gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në internet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se është duke pritur një ftesë nga Kina për të marrë pjesë në hetimet e saj për origjinën e virusit, që së pari u raportua në Ëuhan në dhjetor të vitit të kaluar, shkruan “The Guardian”.

I pyetur se kur do të mund ta priste ftesën Organizata Botërore e Shëndetësisë, ambasadori Chen tha: “Tash për tash, prioriteti kryesor është përqendrimi në luftën kundër pandemisë derisa ta arrijmë fitoren përfundimtare. Na nevojitet përqendrimi i duhur dhe alokimi i burimeve tona.”

“Nuk është se jemi alergjik ndaj ndonjë lloj hetimi apo vlerësimi”, shtoi ai, sepse ato mund të ndihmojnë që të ketë përgatitje më të mira për emergjencat e ardhshme të shëndetit publik.

Të ngjashme