Ambasadori rus në Beograd: Dialogu në pajtueshmëri me Rezolutën 1244 s`ka alternativë

Mandatory Credit: Photo by Peter Foley/EPA/Shutterstock (7840521l) Alexander Botsan-kharchenko Russia Negotiator Speaks at a Press Conference After Troika Talks On Kosovo at the General Secretariat of the Council of European Union to the United Nations in New York Usa 28 September 2007 Usa Kosovo Troika Talks - Sep 2007
Prishtinë | 30 Pri 2021 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko ka deklaruar se një dialog konstruktiv midis Beogradit dhe Prishtinës me respektimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk ka asnjë alternativë.

Sipas tij, të dyja palët duhet të kërkojnë një zgjidhje për Kosovën pa ndërhyrje të jashtme dhe vendosjen e afateve dhe recetave artificiale, transmeton Klan Kosova.

Në një intervistë për “Jedinstvo”, Kharchenko thotë se Rusia ndan vlerësimin e Beogradit se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe është një element kryesor në sigurimin e të drejtave dhe sigurisë së popullatës serbe në Kosovë.

Ai gjithashtu thotë se “fakti që Prishtina injoron detyrimet e saj në Bruksel ngre shqetësime serioze, ndërsa e konsideron siç e quajti ai “retorikën e “Shqipërisë së Madhe” shumë të rrezikshme dhe dëmton zgjidhjen e çështjes së Kosovës”. 

Të ngjashme