Ambasadorja holandeze: Terrorizmi vazhdon të jetë kërcënim global

Prishtinë | 07 Nën 2017 | 10:47 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka publikuar raportin për ”Vlerësimin e rreziqeve në Kosovë”, që nga shkurti i 2008-tës, deri në qershor të këtij viti. Në prezantimin e raportit me një fjalë hyrëse është drejtuar edhe ambasadorja holandeze në Kosovë, Gerrie Williams.

Williams duke folur për ekstremizmin e dhunshëm thotë se në Kosovë ekziston një rrezikshmëri e ulët e terrorizmit, derisa kërkon angazhim të vazhdueshëm për të luftuar këtë dukuri, raporton Ekonomia Online.

“Lansimi i projektit për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm do të përqendrohet në gjashtë Komuna. Qëllimi është të ngritët vetëdijesimi tek mësimdhënësit. Objektivë tjetër është të merren masa kundërvuese ndaj tyre. Terrorizmi vazhdon të jetë një kërcënim global. Ti ndajmë përvojat që të mësojmë nga njëri tjetri. Mendoj se përparimi është arritur në ato fusha rritjen e nivelit të angazhimit të institucioneve, sistemin gjyqësor dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Kërkohen angazhime të vazhdueshme. Ekziston një rrezikshmëri  e ulët e terrorizmit, nga terroristët e huaj që kthehen për akte terroriste. Duhet ti shfrytëzojmë praktikat e shteteve tjera dhe ti promovojmë bashkëpunimet në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, është shprehur ambasadorja holandeze në Kosovë, Gerrie Williams.

Në anën tjetër, Skender Prestreshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ka bërë publike të gjeturat e raportit, sipas të cilit prej vitit 2012, deri tash janë përmbledhur 73 incidente, në mesin e tyre politike dhe fetare.

“Hulumtimi nuk i përfshin të gjitha rastet që kanë ndodh pas muajit qershor. Prej vitit 2012 kur Kosova  është ekspozu prej terrorizmit ose ekstremizmit të dhunshëm. Mbi 250 luftëtarë të huaj dhe 100 të tjerë që i janë bashkuar luftës së Sirisë. 75 përqind e respondentëve thonë se luftëtarët e huaj janë kërcënim për vendin. Janë bërë raporte joprofesionale prej medieve ndërkombëtare. I kemi mbledhur të gjitha kërcënimet . Rreth 73 incidente, politike dhe fetare pre tyre, 45 për qind  politike dhe 36 fetare’’, ka deklaruar Prestreshi nga QKSS.

Ndryshe drejtori ekzekutiv i QKSS-së Florian Qehaja, tregon se incidentet terroriste kryesisht vijnë prej të rinjve që nuk kanë jetuar e vepruar në Kosovë, ose prej të miturve.

“Ajo çka më tërheqi është se nuk duhet parë problemi veç nga aspekti i luftëtarëve të huaj. Çështja e luftëtarëve të huaj që luftojnë në Siri është vetëm një pjesë e akullit në oqean, pjesë e vogël e problemit të ekstremizmit të dhunshëm. Disa incidente terroriste  kanë treguar që këta të rijnë ose kanë lindur jashtë territorit ose kur kanë shkuar atje kanë qenë mjaft të mitur”, ka thënë Qehaja.

QKSS e ka bërë publike këtë raport duke përmbledhur incidentet që nga shpallja e pavarësisë Shkurt 2008- Qershor 2017.

Të ngjashme