Amerika Latine ka mbi shtatë milionë raste me Coronavirus

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Rastet me coronavirus në Amerikën Latine arritën në shtatë milionë të të infektuarish, sipas të dhënave të përpiluara nga Qendra e Burimeve e Coronavirusit të Universitetit Johns Hopkins.

Numri aktual i rasteve të njohura me COVID-19 të konfirmuara në rajon tani është 7,020,744.

Brazili ka raportuar numrin më të lartë të infeksioneve në Amerikën Latine me 3.761.391. Vendi ka numrin e dytë më të lartë të rasteve të konfirmuara në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Telegrafi.

Vendet që ndjekin Brazilin me numrin më të madh të rasteve COVID-19 në Amerikën Latine janë Peru, Meksika, Kolumbia dhe Kili.

Ndryshe, 24.3 milionë njerëz në nivelin global janë infektuar gjersa kanë ndërruar jetë mbi 828 mijë persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme