Amerika mbështet Britaninë për dëbimin e diplomatëve rusë

Prishtinë | 15 Mar 2018 | 08:25 | Nga

Shtëpia e Bardhë thotë se “solidarizohet” me “aleatin e saj më të ngushtë” në Britani të Madhe dhe mbështet vendimin e saj për të dëbuar 23 diplomatë rusë.

Kryeministrja Theresa May tha se diplomatët do të dëboheshin pasi Moska refuzoi të shpjegonte se si një agjent nervor rus u përdor në një ish-spiun në Britani të Madhe, transmeton Klan Kosova.

Moska vazhdon të mohojë çdo përfshirje në sulmin.

Në një deklaratë, sekretarja për shtyp e Trump, Sarah Sanders tha se Shtetet e Bashkuara dëshironin të siguronin se “ky lloj sulmi i neveritshëm nuk do të ndodhë më”, transmeton Klan Kosova.

Ajo e përshkroi dëbimin e diplomatëve rusë nga Britania si “një përgjigje të drejtë”.

Ish -spiuni, Sergei Skripal, 66 vjeçar, dhe vajza e tij, Yulia Skripal, 33 vjeçare, mbeten të sëmurë rëndë në spital pasi u gjetën të rrëzuar në një stol në Salisbury, Ëiltshire, më 4 mars, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme