Amerika nuk gjen qetësi, 3 të vdekur dhe 11 të plagosur pas breshërisë së plumbave në Filadelfia

Prishtinë | 05 Qer 2022 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Një breshëri plumbash ka lënë 3 persona të vdekur dhe disa të plagosur në South Street në Filadelfia.

Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të kryqëzimit të “Rrugës Jugore” dhe “Rrugës së Tretë”. Disa oficerë ishin në patrullë kur dëgjuan breshërinë e të shtënave.

Oficerët panë disa persona duke qëlluar në një turme, thanë zyrtarët në një konferencë për shtyp.

Një prej oficerëve qëlloi në drejtim të njërit prej sulmuesve. Është e paqartë nëse i dyshuari është goditur.

Të paktën dy armë u gjetën në vendin e ngjarjes dhe hetuesit thanë se njëra prej tyre kishte një karikator të zgjatur.

Përgjatë blloqeve 200 dhe 300 të Rrugës Jugore u gjetën gëzhoja “të shumta”.

Në total, 14 persona u goditën me armë zjarri. Nga këto viktima, sipas policisë, tre persona kanë vdekur dhe 11 të tjerë janë plagosur.

Viktimat që u vranë ishin dy burra dhe një grua. Të tre kanë marrë plagë të shumta me armë zjarri në trup.

Të ngjashme