Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO ka përmirësuar njoftimin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, i cili Kurtit nuk iu referuar si kryeministër.
Deklarata e Stoltenbergut në Twitter nuk specifikon postin që mban shefi i ekzekutivit kosovar.
Mirëpo, i menjëhershëm ishte korrigjimi nga amerikanët. Ky mision ka shpërndarë njoftimin e këtij takimi.
SHBA-të përmes këtij shkrimi kanë rikonfirmuar mbështetjen për Kosovën dhe rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik.
“Sekretari Jens Stoltenberg mirëpriti sot në mëngjes kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në selinë qendrore të NATO-s. SHBA-të do të qëndrojnë përkrahë Kosovës për të vazhduar rrugën e saj drejt integrimit Euro-atlantik”, thuhet në shkrim.