AMO certifikohet me Standardin “Hallall”

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 14:27 | Nga

Certifikimi i produkteve me Standardin Hallall, vije pas sukseseve të vazhdueshme në tregun vendor dhe të huaj, pasi produktet e saj përveç Kosovës eksportohen edhe në disa vende të botës.

Për t’i uruar për marrjen e certifikatës së Standardit “Hallall”, ambientet e kompanisë “AMO”, të mërkurën i ka vizituar Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorë.

Gjatë kësaj vizite, Myftiu Tërnava, është ndarë i kënaqur me punë që bëhet në këtë kompani.

Drejtori i Kompanisë “AMO”, Sami Morina, ka thënë për Telegrafin se certifikimi i produkteve me Standardin “Hallall” ka rëndësi të madhe për zhvillimin e kompanisë.

“Certifikimi me Standardin ‘Hallall’ për produktet ushqimore, do të ketë ndikim pozitiv te kompania, e cila besojmë se do të rezultojë edhe me rritjen e shitjeve”, tha Morina.

Përveç certifikimit me Standardin “Hallall” dhe standarde të tjera për siguri, produktet e “AMO”-s, është e certifikuar edhe me standardin anglez “ISO 22000”.

Ai ka treguar se produktet e “AMO”-s eksportohen edhe në 11 vende të botës.

Ndryshe Industria Ushqimore “AMO” ka të punësuar 65 punëtore, derisa është themeluar në vitin 2008, më adresë të veprimtarisë në “Zonën industriale” 32000, në Klinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme