Amorim nuk e llogarit Tomorin, Milan gati ta shesë

Prishtinë | 11 Gus 2026 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e Fikayo Tomorit te Milani duket gjithnjë e më larg.

Trajneri Ruben Amorim nuk e ka mbrojtësin anglez në planet e tij për sezonin e ri dhe klubi kuqezi është gati të shqyrtojë largimin e tij.

Sipas raportimeve të fundit, në orët në vijim pritet një takim me agjentët e Tomorit, ku do të diskutohet e ardhmja e mbrojtësit dhe mundësitë për një transferim gjatë kësaj vere, transmeton Klankosova.tv.

Milani e ka vendosur tashmë çmimin: minimumi 15 milionë euro për kartonin e tij.

Tomori, i cili iu bashkua Milanit nga Chelsea në vitin 2021 dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi titullin e Serie A në 2022, mund të rikthehet kështu në Premier League, ku interesimi për të pritet të jetë i madh.

Të ngjashme