Analistët: Në Samitin e Berlinit, liderët e vendit të arrijnë kompromise për vazhdimin e dialogut

Prishtinë | 27 Pri 2019 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Në Samitin e Berlinit i cili pritet të mbahet më 29 prill, ku nikoqir do të jenë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, liderët kosovarë duhet të jenë të gatshëm të arrijnë kompromise për vazhdimin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Kështu kanë vlerësuar për Telegrafin analistët e çështjeve politike, Belul Beqaj dhe Ramush Tahiri.

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike Belul Beqaj, tha se më e rëndësishme se qëndrimet e liderëve kosovarë do të jetë gatishmëria  e tyre, që para nikoqirit, të arrijnë një kompromis  për vazhdimin e procesit të dialogut.

Sipas tij, kompromisi racional do të duhej të ndërlidhet me gatishmërinë e dy palëve për t’i hequr pengesat e vazhdimit të dialogut.

“Kryeministri i Kosovës për të hequr tarifën ndërsa kryetarët e Serbisë dhe Kosovës , temën e ndarjes”, ka thënë Beqaj.

Ndërsa, politologu Ramush Tahiri e vlerësoi lart Samitin e Berlinit pasi  siç tha ai, marrin pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor. Transmeton/EkonomiaOnline/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme