Pozhari e quan të shumëpritur lajmin që shteti do të paguajë trajtimin te privati për shërbimet që s’i ofron ShSKUK-ja

Prishtinë | 06 Sht 2023 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për trajtimin mjekësor jashtë institucioneve publike.

Detaje nga ky udhëzim ka ndarë në Facebook këshilltari i tij, Xhevdet Pozhari.

Mes tjerash ai thekson se është zgjeruar gama e shërbimeve për pacientët që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit dhe janë evituar zbrazëtirat që pamundësojnë ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Postimi i plotë:

Lajm i shumëpritur për të gjithë pacientët që kanë nevojë për ndihmë financiare për trajtim mjekësor jashtë vendit.

Sot, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për trajtimin mjekësor jashtë institucioneve publike.🖋️

● Në këtë UA janë thjeshtuar procedurat e aplikimit për qytetarët nëpërmjet të cilave përkrahen financiarisht qytetarët për shërbime shëndetësore të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore.

● Është zgjeruar gama e shërbimeve për pacientët që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit dhe janë evituar zbrazëtirat që pamundësojnë ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

● Përditësohet shtojca e çmimeve referente ku përfshihen sëmundjet, gjendja dhe procedurat për mbështetje financiare. Pra, shtojca do të jetë fleksibile.

● Gjithsecili qytetar i Republikës së Kosovës gëzon të drejtën e mbështetjes financiare në vlerë deri në 30,000 euro brenda një viti për shërbimet që nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore në Kosovë.

📍 Personat me status të invalidit të luftës, anëtarët e ngushtë të familjes së dëshmorëve, viktimat civile të luftës do të kompensohen në shumën maksimale, 100%, të vlerës së faturës.

● Njëjtë do të përfitojnë edhe personat deri në 18 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe ata që janë përfitues të ndihmës sociale.

● Për personat e diagnostikuar me sëmundje malinje mbi moshën 18 vjeçare është rritur vlera e kompensimit.

● Sigurohet transparencë e plotë.🔎

Të ngjashme