Analisti: Shpresa e VV-së ka mbetur tek diaspora

Prishtinë | 02 Dhj 2025 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Reagimet e Lëvizjes Vetëvendosje pasi u anulua votimi jashtë përfaqësive diplomatike, analisti Arton Muhaxheri po vlerëson se po bëhen për shkak se kjo parti shpresën e vetme e ka tek diaspora.

Muhaxheri teksa rendit katër nga arsyet e zhurmës për këtë, i referohet thënies “Tu mundu me ja bo gropën dikujt, bjen vet n’to.”.

Postimi i plotë:

“Sot, pothuajse secili postim e secila kërkesë nga anëtarët e koalicionit VV, Guxo, Alternativa dhe PSHDK në rrjete sociale shoqërohet me lutje e përgjërime për daljen në votime të diasporës ose për regjistrimin e tyre për të votuar nê zgjedhjet e 28 dhjetorit. Dhe ja pse po ndodh kjo:

1. Sepse shpresa e tyre e vetme ka mbetur tek diaspora, duke u mbështetur në një mit të krijuar artificialisht  se mërgata i takon një subjekti të vetëm politik. Në realitet, votat e diasporës janë të shpërndara, ndërsa zhgënjimi më i madh i viteve të fundit i takon pikërisisht  ndaj VV-së.

2. Sepse e dinë që banorët që jetojnë këtu 365 ditë në vit i kanë parë, përjetuar dhe kuptuar mashtrimet, bllokadat dhe dëmet e mëdha të bëra, prandaj shpresa e tyre zhvendoset tek një pjesë e mërgatës që mbase nuk ka ndjekur nga afër zhvillimet ose që mund të prekët më lehtë nga populizmi emocional.

3. Sepse po përpiqen të krijojnë përçarje të thellë, duke hedhur idenë se partitë e tjera paskëshin frikë apo urrejtje ndaj mërgatës, vetëm për të i futur në lajthitje disa prej tyre, sikur të ishin të padëshiruar nga subjektet tjera shqiptare. Një narrativë e rreme, por e qëllimshme.

4. Sepse po përgatitin terrenin e frikës, duke e paraqitur situatën kinse “të gjithë janë bashkë kundër nesh (VV-së)”, ndërkohë që në realitet, koalicion parazgjedhor ka bërë vetëm një parti – dhe ajo( VV) ka bashkuar tri subjekte rreth vetes.

Siç thotë populli: “Tu mundu me ja bo gropën dikujt, bjen vet n’to.”

Të ngjashme