Interi luftëtar largohet nga “ferri” bavarez me krahë dhe me kokën larg. Një ndeshje e jashtëzakonshme e zikaltërve që ditën të vuanin, rezistonin dhe t’i bënin keq në momentin e duhur skuadrës së Kompanisë. U treguan si luanë në “Allianz Arena”, kompaktë me linjat e ngushta, duke zhvilluar një lojë me shpejtësi maksimale dhe me dy prekje për të befasuar mbrojtjen gjermane. Dhe ia dolën në perfeksion. Bajerni nuk humbte në shtëpi prej 4 vitesh, por ra kundër të tmerrshmëve të Simone Inzagit, trajner që vazhdon ende të nënvlerësohet si në Itali, ashtu dhe në nivelin ndërkombëtar.
NDESHJA- Sfida nis me Bajernin me presion të lartë me topin në këmbë, në fakt ashtu siç pritej. Gjermanët, përpara tifozëve të tyre, duan që të dominojnë ndeshjen. Qarkullojnë zotërimin e topit me shpejtësi, nga e majta në të djathtë duke kërkuar shpesh Olsen në të djathtë, i cili me teknikën e tij dhe të majtën futet nga qendra. Ai dizajnon futboll për shokët e skuadrës me krosime dhe me depërtime që befasojnë linjën mbrojtëse të zikaltërve. Kimisht dhe Gorecka luajnë shpesh vertikalisht për trekuartistët. Guerreiro shtyn në repartin e sulmit dhe zëvendësohet shpesh me Kejnin.
Sane qëndron gjithmonë lat dhe në anësore për të detyruar Darmianin që të qëndrojë gjithmonë i tërhequr dhe i ulur në fushë. Interi duron në minutat e para, por të jep idenë që nuk mundet të rezistojë gjatë gjithë ndeshjesh në goditjet e njëpasnjëshme të Bajernit. Shtylla e Kejnit ishte pika e ndryshimit të ndeshjes. Interi nis që të fitojë pak terren dhe nis që të qarkullojë topin me pastërti dhe me dy prekje. Çalhanoglu dikton ritmin dhe Barela me Mkitarianin e ndihmojnë. Karlos Augusto shtyn shumë nga e majta duke krijuar shumë rrezik konstant për mbrojtjen gjermane. Bastoni lirohet nga detyrat mbrojtëse dhe nis që të depërtojë nga qendra për të krijuar superioritet numerik dhe për të thyer linjën kundërshtare. Lautaro dhe Turam luajnë shumë afër njëri-tjetrit dhe në linjë vertikale. Dialogojnë shpesh dhe mirë duke mbajtur skuadrën lart dhe duke mbrojtur topin për të thyer linjat e markimit të Bajernit. Zotërimi i topit në fundin e pjesës së parë superon atë të gjermanëve.
PJESA E DYTË- Në fraksionin e dytë të ndeshjes, bavarezët rrisin xhirot e motorit për të kërkuar golin e barazimit. Nisin që të shtyjnë me forcë edhe kur Interi mbyllet në zonën e tij dhe nuk ka hapësira. Kërkojnë edhe aksionet personale. Ndërkohë që Interi nis të aplikojë kundërsulmin me tranzicione të shpejta që lirojnë një mesfushor apo një anësor që ngrihet dhe sulmon. Edhe pse dominimi territorial i Bajernit është i dukshëm thuajse gjatë gjithë pjesës së dytë dhe luan në mesfushën e Interit.
Zikaltrit ia dalin që të shkojnë përpara me personalitet dhe me guxim. Kualiteti i interpretuesve bën diferencën e botës, me disa pasime filtruese dhe me kualitet, që nxjerrin huq 2-3 lojtarë kundërshtarë bashkë. Ky ishte Nikolo Barela, që luajti kudo në mesfushë dhe me një performancë sipër të tjerëve duke treguar kualitetin dhe pasionin për këtë skuadër. Inicioi aksione të rrezikshme për Interin dhe mori përdore ekipin edhe në golin e dytë. Akti i parë u “ngjyros” zikaltër, por ka ende 90 minuta të vështira./Panorama sport/