Opinionisti Shenoll Muharremi nxori pasqyrën e shpenzimeve të qirasë të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për pesë vjet. Doli se në këtë hark kohor, ky institucion publik pagoi qira 583 mijë euro. Postimi i Muharremit: Shpenzimet për zyre me qira të ZRRE janë rritë 206.80% prej 2020. Nga 49,140.00 EUR në 150,763.20 EUR vitin e […]
Shenoll Muharremi ia llogarit ZRRE-së shpenzimet për qira: për pesë vjet 583 mijë euro

Opinionisti Shenoll Muharremi nxori pasqyrën e shpenzimeve të qirasë të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për pesë vjet.
Doli se në këtë hark kohor, ky institucion publik pagoi qira 583 mijë euro.
Postimi i Muharremit:
Shpenzimet për zyre me qira të ZRRE janë rritë 206.80% prej 2020.
Nga 49,140.00 EUR në 150,763.20 EUR vitin e fundit.
E personeli, për ironi, është zvogëlu nga 31 ne 22.
Ndoshta çmimi i rrymës s’është rritë aq shumë…
Se qiraja e zyrave të ZRRE-së është rritë edhe ma shumë.
583,385.64 EUR shpenzime për qira për disa vite.
Ndoshta vlera shpenzimeve për qira është edhe ma e lartë se kaq për vitin 2025?











