Analizë e abnormaliteteve në qeverisjen dhe ekonominë e Kosovës

Prishtinë | 11 Maj 2024 | 09:44 | Nga Shenoll Muharremi

Si ka mundësi?

Janë disa abnormalitete me qeverisjen në Kosovë që është vështirë t’i kuptojsh pse ndodhin. Si ka mundësi me pasë ekonominë më modeste (të vogël) në Europë dhe rajon e mos me investu në ekonomi dhe rritje të sektorit privat? Apo me i anashkalu problemet me humbje tregtare, mungesë të investimeve në sektor privat, apo problemet në Tregun e Punës?

Si ka mundësi me humbë gjysmën e prodhimit dhe shërbimeve në vit më tregti, apo rreth 5 miliardë (nga 10 total), 50% të BPV në vit, me tregti negative në mallra… e të njëtën kohë mos me investu ne ekomomi vendore?

Si shpjegohen këto abronmalitete? Gjithcka ka shpjegim apo jo.. duhet të ketë edhe kjo. Si ka mundësi që ne me i humbë miliarda euro në vit me prodhime nga jashtë e qeveria me investu vetëm 2.5 milionë euro në grante për sektorin privat, si ndodhi së fundmi?

Si ka mundësi që një grant për fuqizim të sektorit privat që do të duhej të ishte 2.5 miliardë euro, qeveria e lansoi me vetëm 2.5 milionë? E kur investimi sa më i madh i zvogëlon humbjet e jashtëzakonshme të tregtisë secilin vit?

Cili është shpjegimi i këtij fenomeni, si do të mund të shpjegonim këtë? Mbase një shpjegim është që qeveria dhe politika kosovare nuk e kupton mirë ekonominë në përgjithësi. Kjo nuk është ekzagjerim.

Fakti që qeveria nuk ka fare një ministër për ekonomi e përkrahë këtë opcion. Ajo duket as që kupton e as që ia di rëndësinë. As për inflacion nuk ka një person ministër apo politikë të sajën si me mbrojtë ekonominë, familjen e bizneset. As për anomalitë në Tregun e Punës nuk ka një ministër as politikë. As investime. Nga kjo, po nënkupton, që qeveria nuk ka një interesim, dije e as persona e investimet në problemet kryesore ekonomike.

Ky nuk është një postim që synon të ‘godas’ qeverinë, le te godet opozita nëse dëshirojnë. Më shumë ka të bëjë me elaboru dhe me tentu me i gjetë arsyet si ka mundësi këto fenomene me na ndodhë në vitin 2024 kur të gjithë trendet dhe indikatorët i kemi para sy e bardh dhe zi.

Cili është personi apo ministri i qeverisë për ekonomi? Bislimi? Nuk është, ai është për dialog e asociacione… Murati? Nuk është jo, ai është për financa dhe transfere. Më shumë është për politika sociale! Rozeta Hajdari? Ajo është për industri, sektor privat. Ai dikasteri që lansoi një përkrahje shumë të mirë për bizneseve, por që ishte vetëm 2.5 milion për gjithë Kosovën e as dy biznese kredibile nuk i ndihmon me ato mjete si duhet.

Kush tjetër? Artane Rizvanolli? Nuk është, se ajo ka energjinë dhe ndërmarrjet publike. A nënkupton kjo që qeveria as që ka një ministër apo person përgjegjës për ekonomi? A nënkupton kjo që nuk i intereson ekonomia?

Apo ndoshta që nuk është fare prioritet mirëqenia e bizneseve dhe familjeve. Që ne jemi në “dorë të zotit” sa i përket politikave ekonomike… Apo ndoshta ne po presim nga BE e SHBA me e bë punën për ne, ngjashëm sikurse në sektorin e sigurisë?

Nga këto lart del që ne nuk kemi as politika ekonomike e as person përgjegjës që kanë detyrë e obligim të menaxhojnë ekonominë tonë e cila është në autopilot apo në ‘dorë të zotit’.

Kjo nënkpton që ne nuk e kuptojmë qeverisjen dhe qeverinë ende. Për shkak se ekonomia është funksioni kryesor i ekonomisë në shekullin 21. Diplomacia, reformat e brendshme… gjithcka që ti bën në qeverisje e bën që të përmirësosh kushtet ekonomike.

Kjo mund të nënkuptojë që qeverisja në mendjet e politikës tonë është sikur ajo e shek. 19 që zakonisht bën regjistrimin e popullatës, lëshon dokumente dhe merr vendime nacionaliste… por që nuk zhvillon politika zhvillimore dhe nuk investon në biznes dhe sektor privat dhe ekonomi.

Ky mentalitet duket të ndryshojë, pa humbje kohe. Ekonomia sot është sektori më esencial i qeverisë dhe shtetit. Fuqia, qëndrueshmëria e shteteve… mirëqenia e tyre dhe e familjeve varet kryekput nga ekonomia. Edhe Kosova duhet të fillojë me qeverisje ekonomike. Të kthehet në krye të agjendjes ekonomia, mirëqenia e familjeve dhe kushtet e biznesit.

Të alokohen, jo lëmosha nga 2.5 milionë por nga 2.5 miliardë dhe të zhvillohen programe të shumta që ndihmon të gjithë elementet dhe nyjet e zingjirit të ekonomisë së Kosovës. Ne kemi këtë ekonomi për shkak se askush nuk po investon në të dhe nuk po zhvillojmë politika të duhura zhvillimore ekonomike.

E puna e parë është të kuptojmë që qeverisja nuk është politika nacionaliste, por është rritje e mirëqenies dhe kushteve të biznesit. Mbi të gjitha, ekonomia nuk rritet me lëmosha për qytetarë por me një sektor privat vibrant dhe konkurrues në vend, rajon dhe tregjet ndërkombëtare.

Ne kemi shumë punë për të bërë, por ende as që kemi filluar. Mbase kjo për shkak të një keqkuptimi trashanik se çfarë është qeveria dhe qeverisja.

Të ngjashme